Mbi 22 mijë të vaksinuar për 24 orë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 22 mijë e 245 qytetarë të Kosovës,

Sipas njoftimit të Ministrisë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve deri më tani ka arritur në 666 mijë e 476.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër viktima dhe nga 11 mijë e 814 testime, 2 mijë e 250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Numri i rasteve aktive është 16 mijë e 341.