Mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 272 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, në këte 24 orësh kanë ndodhur 35 aksidente me të lënduar dhe 108 me dëme materiale.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 30 persona dhe 25 të tjerë janë dërguar në mbajtje.