Mbështetje e fuqishme për Sokol Bashotën në Grabanicë dhe Këpuz

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, është pritur me mbështetje të madhe nga banorët e Grabanicës (që përfshin Dollovën dhe Bokshiqin), si dhe në fshatin Këpuz.

Në këto tubime mori pjesë edhe deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili vlerësoi Bashotën si lider me përvojë, vizion dhe aftësi për të bashkuar dhe zhvilluar Klinën.

Njoftimi i plotë:

GRABANICA DHE KËPUZI MIRËPRITEN SOKOL BASHOTËN

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka marrë mbështetje të fuqishme në Bashkësinë Lokale të Grabanicës, që përfshin fshatrat Dollovë dhe Bokshiq, si dhe në takimin me banorët e fshatit Këpuz.
Në këto tubime, krahas banorëve dhe përkrahësve të shumtë, i pranishëm për ta mbështetur Bashotën ishte edhe deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, I cili tha: “Sokol Bashota është njeriu që identifikon, përparon, bashkon dhe zhvillon Klinën. Ai ka përvojën, vizionin dhe lidershipin që i duhet kësaj komune. Sot Klinës i duhet një kryetar që njeh problemet e qytetarëve, i ofron zgjidhje dhe i bashkon ata për një të ardhme më të mirë dhe ky është Sokol Bashota.”
Bashota ka prezantuar prioritetet për zhvillimin dhe ndërtimin e këtyre fshatrave, duke theksuar se: “Vendimi i qytetarëve për të mbështetur PDK-në është vendim për ta fuqizuar Klinën, për ta zhvilluar dhe për ta bërë të sigurt ecjen përpara. Duke u bazuar në besimin e banorëve të këtyre lokaliteteve dhe të gjitha bashkësive të tjera të Klinës, fitorja e PDK-së do të jetë e fuqishme.”