Në një ngjarje të veçantë ndërkombëtare, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, nënkryetare e Komunës së Klinës, është nderuar me titullin e lartë “Ambasadore e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut” nga organizata prestigjioze Global Socio-Economic and Financial Evolution Network (GSFEN) me seli në Londër.
Ky vlerësim vjen si rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të znj. Selmanaj për promovimin e paqes, të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të komuniteteve në nivel vendor dhe më gjerë.
Në një postim mirënjohës, znj. Selmanaj shprehu falënderimet e saj për z. Tahir Shabani, një figurë e njohur në arenën ndërkombëtare si Ambasador i Paqes dhe President i Institutit të Miqësisë Franko-Shqiptare në Francë dhe Europë. Ajo theksoi se mbështetja dhe angazhimi i tij ishin thelbësore në këtë rrugëtim.
Titulli i dhënë znj. Selmanaj është një dëshmi e vlerësimit ndërkombëtar për kontributin e saj në fushën e paqes dhe të drejtave të njeriut, dhe një krenari për komunën e Klinës dhe të gjithë Kosovën.