Maqedonia e Veriut hap kufijtë, mund të kalohet pa test dhe karantinim

Pas më shumë se 4 muajsh, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që t’i hap kufijtë për lëvizje të lirshme për qytetarët.

Sot shumë funksionarë i shpërndanë në Facebook disa informacione me të hollësishme se cilat janë vendimet që janë marrë sot në ekzekutiv.

Në vijim keni infomracionin e plotë:

“▶️Hapjen e plotë të pikave kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për udhëtim pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve, pa testin PCR, dhe pa nevojën e realizimit të vetizolimit ose domosdoshmëri të karantinës shtetërore, vendimi hyn në fuqi më datë 26.06.2020.
▶️Hapjen e transportit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër, me protokole të veçanta për punë, vendimi hyn në fuqi pas miratimit të protokoleve për punë.
▶️Në këtë séancë u miratua edhe propozimi i komisionit për sëmundje pranë Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin me punë edhe brenda hapësirave të mbyllura të objekteve hotelierike përmes një protokoli të përshtatshëm për punë, duke filluar nga 26 qershori 2020.
▶️Gjithashtu u miratua edhe vendimi për rihapjen e palestrave dhe qendrave të fitnesit, këto qendra do të operojnë duke ndjekur protokol të përshtatshëm për punë. Palestrat dhe qendrat e fitnesit do të fillojnë me punë prej me 26 qershor 2020″ thonë zyrtarët qeveritarë.