Klina më 2 zëvendësministra nga AAK

Klina, tashme në kabinetin e Qeverisë Hoti, ka dy zëvendësministra të cilët vinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Agron Bacaj, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Driton Bardheci, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit.
Klina.info, ka siguruar nga një CV, për këta dy zëvendësministra
Agron Bacaj është nga fshati Zajm, komuna e Klinës, i lindur me 14.08.1978.
PËRVOJA E PUNËS:
Zyrtar i lartë i burimeve njerëzore, QEVERIA E KOSOVËS – MINISTRIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE, Prishtinë, 2015 – 2020,
Koordinator për zhvillimin e resurseve njerëzore, QEVERIA E KOSOVËS – MINISTRIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE, Prishtinë, Mars 2008 – 2015,
Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun / Zëdhënës, QEVERIA E KOSOVËS – MINISTRIA E PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE, Prishtinë, Mars 2002 – Mars 2008
AKTIVITETET TJERA:
Këshilltar Komunal, Kuvendi Komunal – Klinë, 2002-2004;
Këshilltar Komunal, Kuvendi Komunal – Klinë, 2004-2009;
Këshilltar Komunal, Kuvendi Komunal – Klinë, 2009-2013;
Këshilltar Komunal, Kuvendi Komunal – Klinë, 2014 ;
Anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa, Kuvendi Komunal – Klinë, 2009 –2013;
Anëtar i Komitetit për Komunitete, Kuvendi Komunal – Klinë, 2004 – 2009;
Anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së – Prishtinë, 2020;
EDUKIMI DHE TRAJNIMET:
Studimet master – Menaxhment Fakulteti Ekonomik – Menaxhim Biznesi Menaxhment London School of Public Relations – Diploma / An Integrated Approach to Public Relations, Qershor 2007;
London School of Public Relations – Certificate in Public Affairs – Coorporate Public Affairs, Tetor 2007 ;
Public Administration International – London, Certificate – Special programme for Directors of Communication, Dhjetor 2007;
European Institute of Public Administartion / RESPA – Regional School of Public Administration, Certificate – The Application of Human Resources Instruments, 2010 United States of America – U.S Office Pristina, Media Relations Training for Spokespersons.

Driton Bardheci, është nga fshati Grabanicë, aktualisht është Kryetar i të rinjve të AAK-së.
Ajo që bie në sy është emërimi i Kryetarit të rinjve të AAK-së, Driton Bardhecit në postin e zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, duke vlerësuar si një mundësi e mirë e përfaqësimit të të rinjve në pushtetin ekzekutiv. Bardheci në zgjedhjet e fundit ka qenë edhe kandidat për deputet ./Klina.info/