Malishevë: Arrestohen dy persona për mos respektim te vendimeve kundër korona virusit.

Komuna e Malishevës është ndër me të prekurat nga Korona Virusi, deri tani janë paraqitur 7 raste.

Përkundër rasteve të shumta, ka qytetarë që nuk janë duke i respektuar vendimet e ndërmarra nga institucionet e vendit, për këtë arsye Policia e Kosovës ka ndërmarr masa duke arrestuar dy persona në 24 orët e fundit.
Më poshtë raporti i Policisë së Kosovës.

Fshati Senik, Malishevë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fshati Panorc, Malishevë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.