Lista Serbe i dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Lista Serbe sot i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, dy ditë pasi vendosi të tërhiqen nga institucionet qendrore të vendit dhe në komunat veriore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Ky vendim u mor të shtunën, kur kjo parti njoftoi se do të japin dorëheqje nga pozitat që mbajnë në Qeveri, Kuvend, Polici e në gjyqësor.

Dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe: të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.