Lirimi i masave antiCOVID/Vitia takohet të mërkurën edhe me kryetarët e Komunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë një takim virtual me kryetarët e Komunave të mërkurën në orën 10:00,

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili tha se në këtë takim do të diskutohet për masat e reja antiCOVID.

“Po, e konfirmoj takimin e së mërkurës. Do të diskutojmë rreth masave të reja antiCOVID”, ka thënë Ibrahimi për Sinjalin.

Po ashtu, Vitia do të takohet edhe me Shoqatën e Hotelerisë dhe Turizmit, ku do të diskutohet hapja e sallave të dasmave. 

SHARE