Lajm i hidhur: Vdes aktori i ‘O sa mirë’ nga Covid-19

Ka vdekur nga Covid-19, aktori i mirënjohur i humorit, Luran Ahmeti.

Aktori nga Shkupi është ndarë nga jeta në moshën 46 vjeçare.

Lajmin e kobshëm e ka bërë të ditur, gazetari Rilind Gërvalla.