Ky është shoferi që humbi jetën tragjikisht në vetëaksidentin te ‘Kroi i Mbretit’

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një vetëaksidenti të rëndë në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur ‘Kroi i Mbretit’. Viktima fillimisht ishte i lënduar rëndë dhe i njëjti s’ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra, duke arritur kështu pa shenja jete në spital,

viktima është Nuhi Mazreku, 58-vjeçar. Nga Mlisheva

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe si rrjedhojë shoferi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është rrokullisur.