Formacionet zyrtare: Malisheva – Dukagjini

Malisheva dhe Dukagjini përballen sot ne kuadër të xhiros së 28-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Do të jetë një duel shumë interesant me dy skuadrat që po kërkojnë të rikthehen te fitoret.

Malisheva vjen pas barazimit me Dritën dhe me një fitore eventuale do të futej seriozisht në garë për titull.

Dukagjini këtë vit ka pasur formë të luhatshme, ku ndeshjen e kaluar barazoi me Gjilanin. Klinasit gjenden në mesin e tabelës.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Pira, Veli, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Vitija, Brruti, Ferati, Mustafa, Aliu, Hazrollaj

Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Iseni, Salihu, Jatta, Mërlaku, Rugova, Shabani, Dallkum Hugo, Iran Jr