Haradinaj në Gjakovë e Klinë për të nderuar të rënët për liri: Ata na motivojnë për të ecur para

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mar pjesë në përurimin e lapidarit të të rënëve në fshatin Smolicë të Gjakovës, si dhe ka bërë homazhe në Grabanicë dhe akademi përkujtimore në Klinë.

Ish-kryeministri shprehet se përpjekjet shekullore të shqiptarëve për liri, kanë njohur angazhimin, veprimtarinë, rezistencën, e mbi të gjitha luftën për liri dhe heroizmin e pashembullt të shqiptarëve në secilën pëllëmbë të Atdheut.

Ndër të tjera ai thotë se përkujtimet e ngjarjeve dhe personazheve që e bënë historinë kombëtare, përpos krenarisë, motivojnë edhe më shumë për të ecur para.

“Përpjekjet tona shekullore për liri, kanë njohur angazhimin, veprimtarinë, rezistencën, e mbi të gjitha luftën për liri dhe heroizmin e pashembullt të shqiptarëve në secilën pëllëmbë të Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Sot në dy ngjarje të ndara, kam nderuar dhe jam përulur para sakrificës së luftëtarëve të lirisë. Në Smolicë të Gjakovës, kam marrë pjesë në përurimin e Lapidarit të të rënëve nga ky fshat, qendër e luftimeve të ashpra që nga fillimi i luftës. Lapidari i ngritur, përjetëson kujtimin për heronjtë: Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lataj, Florim Sejdiu, Sokol Nuzaj, Demush Lataj, Ali Demaj, Avdyl Hasanaj, Burim Hamza, Afrim Nuza dhe Musa Balija”

Gjithashtu me homazhe në Grabanicë dhe akademi përkujtimore në Klinë, kemi nderuar jetën dhe veprën e bashkëluftëtarit Shaqir Krasniqi, epror i UÇK-së, që dora tradhtare e rrëmbeu para njëzet vjetësh”.

“Përkujtimet e ngjarjeve dhe personazheve që e bënë historinë tonë kombëtare, përpos krenarisë, na motivojnë edhe më shumë për të ecur para, për ta bërë Atdheun vatër të ngrohtë, të sigurt e të zhvilluar, me mirëqenie për brezin tonë, e me të ardhme të ndritur për fëmijët tanë”.

“Respekt të përjetshëm për të rënët. Heroizmi i tyre u trashëgoftë!