Kurti udhëton për në Estoni

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë.

Ata do të jenë pjesëmarrës në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që sivjet organizohet nga Qeveria e Estonisë, njofton Zyra e Kryeministrit, raporton Klankosova.tv

Në ceromoninë hapëse të Samitit , Kurti do t’i drejtohet asamblesë së OGP-së, pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organitazë ndërkombëtare.

Gjatë ditës, i pari i Qeverisë, do të takohet edhe me homologen estoneze Kaja Kallas, krahas takimeve tjera.