Në këtë rajon të Kosovës pritet të ketë vërshime nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nëpërmjet një komunikate, ka paralajmëruar se përgjatë ditës së nesërme mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshijë pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhduar me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Instituti ka paralajmëruar se vërshimet më të mëdha do të ndodhin përgjatë orëve të para të ditëve të nesërme.

Tutje, në komunikatë thuhet se si pasojë e kësaj, do paraqiten mundësi për shembje dheu dhe vështirësi në komunikacion. /