Kurti: Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për vdekjen e Triumf Feratit

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e Triumf Feratit.

Ai ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe mbarë Istogun.

“Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për humbjen e Triumf Feratit. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të”.

“Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët. Shpirti i Triumfit pushoftë në paqe!”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë marrë një informacion rreth orës 16:45 të së dielës se një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së dielës në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.