Dukagjini transferon futbollistin e njohur

Ergon Ahmeti është lojtar i ri i Dukagjinit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit klinas.

Futbollisti me shumë përvojë në futbollin tonë është bashkuar me klubin e Dukagjinit. Ergyni luan si mesfushor qendror, ndërsa vjen nga klubi i Dritës, me të cilin ishte aktivizuar gjatë sezonit të kaluar.

I lindur më 21 dhjetor 1995, njëzetepesëvjeçari më parë ishte paraqitur te klubi nga Mitrovica, Trepça. Ergyni suksesin më të madh e kishte me klubin nga kryeqyteti, Prishtina. Klub me të cilin është paraqitur në garat europiane, pikërisht nën urdhërat e Dallkut.

Mirë se vjen Ergyn, shumë suksese!