KURTI MERR PJESË NË FORUMIN E PAQES NË PARIS, MUND TË KETË TAKIM ME VUÇIQIN

Me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Përmes një video-mesazhi, Kurti ka bërë të ditur se përveç punimeve dhe darkës, mundet të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po ashtu është ftuar atje.

Kurti ka bërë të ditur se është i interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka thënë ai.

SHARE