Policia shpall në kërkim një 29-vjeçar nga Peja, kërkon bashkëpunim nga qytetarët

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas PK-së, i dyshuari është Avdyl (Ramiz) Muriqi, i lindur me 25.05.1993, në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për

vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

SHARE