Kujdes: Shumë produkte në treg janë të trajtuara me kimikate

Sigurinë e ushqimeve e garanton AUVK-ja ndërsa sa i përket cilësisë atë duhet ta zgjedh vet qytetari konsumator.

Kështu është shprehur në një përgjigje Selatin Kaçaniku, ekspert për kauzën, të drejtat e obligimet interesat dhe dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues, i cili thotë se në treg shpesh reagojnë kur hasin në produkte të cilat flasin ndryshe.

Kaçaniku thotë se përzgjedhja e cilësisë së produkteve ushqimore varet nga niveli i vetëdijesimit si dhe nga standardi ose aftësia e pagesës së qytetarit.

Sipas tij konsumatorët gjatë stinës së verës duhet të jenë të kujdesshëm në këto ushqime në mënyrë që mos të ju rrezikohet shëndeti.

“Mishi dhe prodhimet nga mishi, qumështi dhe prodhimet nga qumështi, pemët e perimet e pa arritura me rrugë të natyrshme (nga dielli) dhe ato të trajtuara së tepërmi me kimikate /pesticide, të gjitha ushqimet e skaduara (edhe ato me datë prodhimi / skadimi të manipuluar) dhe  ato të ruajtura në kushte jostandarde, të gjitha prodhimet/ushqimet, natyrisht edhe buka dhe pjekurinat, me aditivë, emulgatorë/shtojca të tepruara dhe të panevojshme si dhe ato që potencialisht mund të shkaktojnë alergji ose ngarkesë për lukthin, mëlçinë e organet tjera, akullorja johigjienike”, ka treguar ai.

Sa i përket asaj se sa janë konsumatorët të vetëdijshëm për të drejtat e tyre Kaçaniku thotë se qytetari konsumator nuk është i mjaftueshëm i vetëdijesuar.

Ai thotë se institucionet nuk janë duke i përmbushur obligime për vetëdijesimin e qytetarëve në këtë drejtim duke shtuar se angazhimet e tyre janë kryesisht mediale dhe autoritative.