Kufizohet orari i punës për gastronominë dhe qendrat tregtare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e  pandemisë, ka bërë publike masat e reja të marra për mbrojtjen nga COVID-19.

Zemaj ka treguar se qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gjithashtu edhe gastronomisë i ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, përveç shërbimit “merr me vete”, në Komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës.

“Ligjëratat në universitete të zhvillohen vetëm online edhe publike edhe private. Të gjitha qendrat tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit. Gastronomia u ndalohet nga ora 21 deri në 5. Është në diskutim që ekipet mjekësore a do të duhet të bëjnë kontrolle në pika kufitare. Konviktet dhe menza e studentëve do të punojnë vetëm duke respektuar masat. Për të gjithë shkelësit e këtyre masat do të ndëshkohen. Vendimet që do të merren do të shqyrtohen brenda dy jave”, ka thënë Zemaj.