Kryetari Zenun Elezaj priti në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashchenko

Kryetari Elezaj pret shefen e UNICEF-it: Vëmendje për fëmijët dhe shëndetin publik

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Zenun Elezaj, priti sot në një takim zyrtar shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashchenko. Në takim morën pjesë edhe nënkryetarja Marqe Selmanaj dhe drejtori i Arsimit, Qemajl Sejdija.

Gjatë takimit, Kryetari Elezaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të UNICEF-it dhe informoi për zhvillimet aktuale në komunë, projektet në zbatim dhe prioritetet për të ardhmen.

Statusi i tij i plotë:

Takim zyrtar me shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko

Sot, së bashku me nënkryetaren e komunës, Marqe Selmanaj, dhe drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, pata kënaqësinë të pres në një takim zyrtar shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

E falënderova për vizitën dhe për kontributin e UNICEF-it në komunën tonë dhe e njoftova për zhvillimet e fundit, projektet në zbatim, nevojat e qytetarëve dhe prioritetet tona për të ardhmen.

Bashkë me znj. Vashchenko dhe drejtorin e Shëndetësisë, Agron Bacaj, kemi vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, ku patëm mundësinë të shohim nga afër investimin e UNICEF-it në QKMF – hapjen e Dhomës për Edukim dhe Promovim Shëndetësor, e cila luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit publik dhe në menaxhimin e sëmundjeve kronike.

Gjithashtu, vizituam edhe Qendrën për Zhvillim të Hershëm të Fëmijëve, ku u njoftuam me aktivitetet që zhvillohen aty dhe modelin e ofrimit të shërbimeve.

Ne e vlerësojmë lartë partneritetin me UNICEF-in dhe mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, veçanërisht të fëmijëve dhe grupeve më të ndjeshme.