Kryetari Zenun Elezaj nuk ndalë punën, fillojnë investime të mëdha për kompletimin e fshatit Ujmirë

Në Ujmirë fillojnë punimet për kompletimin e rrugëve lokale, shtrimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit

Bashkë me bashkëpunëtorë, sot kemi qëndruar në fshatin Ujmirë, ku kemi përuruar fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve lokale, shtrimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, projekt i domosdoshëm për banorët e kërkesë e kamotshme e tyre.

Me këtë projekt do të asfaltohen 2450 metra rrugë, do të bëhet shtrirja e 500 metrave të rrjetit të ujësjellësit dhe 500 metrave të rrjetit të kanalizimit. Po ashtu, janë shtruar edhe 500 metra rrugë me zhavorr.

Urova banorët për fillimin e këtij projekti, i cili ka një vlerë afër 100 mijë euro dhe është investim i Komunës së Klinës. Projekte të ngjashme e të nevojshme për qytetarët do të realizojmë prapë e në çdo fshat.