Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, ia dha lamtumirën e fundit Hajzer Arifajt

Kryetari i OVL UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj mori pjesë në ceremoninë mortore të ish-veteranit të UÇK-së, Hajzer Arifaj.

Arifaj vdiq dje derisa u varros sot në fshatin e tij të lindjes, Shtupel.

Balaj me këtë rast tha se vepra e Arifajt s’do të harrohet kurrë, ashtu si edhe të gjithë atyre që rrokën armët e u flijuan për lirinë e vendit tonë.