Kryetari i Klinës Elezaj, uron festën e Kurban Bajramit

    

Kryetari i komunës së Klinës Zenun Elezaj, me rastin e fillimit të Festës së Kurban Bajramit ka uruar besimtarët islam të komunës së Klinës dhe në mbarë globin.

Urimin, kreu i komunës, e ka ndarë në faqen zyrtare të tij në rrjetin social facebook

URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT!

Të nderuar qytetarë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, dëshiroj që në emrin tim dhe të Komunës së Klinës, të iu shpreh urimet më të sinqerta për këtë festë të gjithë besimtarëve myslimanë, duke iu dëshiruar shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja.