Kryetari Elezaj mirëpriti përfaqësuesit e SPT-së, diskutuan për rezultatet e arritura në IPA II

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj sot ka mirëpritur Gazmir Raci, znj. Sanja Todorovic, dhe përfaqësues të tjerë të Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Kosovë, ku kanë diskutuar për rezultatet e arritura në IPA II.

“Komuna e Klinës ka qenë një ndër komunat përfituese të programit dhe falë edhe bashkëpunimit të mirë që kemi treguar si partner, korrektësisë dhe realizimit të duhur të projekteve, edhe në programin IPA III, i cili do të lansohet së shpejti, Klina është një ndër komunat që mund të jenë përfitues të projekteve.

Falënderova përfaqësuesit e programit për bashkëpunimin e mirë që kemi pasur gjatë realizimit të Programit IPA II dhe theksova gatishmërinë time dhe të komunës së Klinës për thellimin e bashkëpunimit për realizimin e projekteve të dobishme për qytetin dhe qytetarët e Klinës.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme se tashmë në institucionet lokale në Klinës është krijuar kultura e duhur e trajtimit të partnerëve me seriozitet, menaxhimi i projekteve në mënyrë të duhur dhe ofrimi i bashkëpunimit për donatorët potencial për projekte që janë në interes të përgjithshëm. Kjo qasje na ka lehtësuar shumë punën për sigurimin e fondeve tjera nga organizata të ndryshme”, ka shkruar Elezaj në FB.