Vetëvendosje: Bashkatdhetarët deklaruan se janë për ndryshime

Pas përfundimit të numërimit të votave nga jashtë përmes postës, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 78.51% të këtyre votave.

Pas kësaj nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se në mënyrë plebishitare bashkatdhetarët, me besim e përkushtim, në referendumin e 14 shkurtit janë deklaruar se janë për ndryshime në vend.

Tutje u theksua se Qeveria e re , e drejtuar nga Albin Kurti, do të kujeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në mënyrë plebishitare bashkatdhetarët tanë, me besim e përkushtim, në referendumin e 14 shkurtit janë deklaruar se janë për ndryshime në vend.

Falemnderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje.

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri në ardhje Albin Kurti, do të kujdeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar. Krejt dhe Drejt, sepse siç e pamë bashkë mund t’i jetësojmë aspiratat tona për një Kosovë më mirë, më të drejtë, e të zhvilluar çfarë e dëshirojmë si qytetarë të kësaj Republike.

Urime!.