Klinë, një i arrestuar me dyshime për vrasje më 1999 (VIDEO)

Një shkop i qerres së kalit po dyshohet se u përdor për t’u kryer një vrasje në këtë fshat të Klinës, 21 vjet më parë.

Me 28 gusht të vitit 1999, në këtë rrugë të Rudicës, kishte vdekur në rrethana të mistershme, Cenë Malisheva.

Vdekja e romit nga Kijeva e Malishevws që atëkohë në Klinë po qëndronte si mysafir te miqtë e tij, po hetohet dy dekada më vonë nga Prokuroria e Pejës.

Pas rastit, familja e romit e kishte lëshuar vendin për të shkuar në Gjermani, por jo edhe i dyshuari për vrasjen e tij, Bujar Bajraktari, i cili u arrestua nga policia këtë të martë.

Akuzat e vrasjes po i mohojnë në familjen e të dyshuarit.

Gruaja e Bajraktarit, e cila preferoi të mos identifikohet para kamerës, thotë se vdekja e romit kishte ndodhur aksidentalisht në kohën kur bashkëshorti i saj po qëndronte në oborrin e njëjtë me romin.

Kronikë e gazetares Mejreme Gashi.