LDK “dorëzohet” ndaj kushteve të LVV-së

Marrëveshja LVV- LDK afër

Sipas burimeve të RTV21 brenda dy taboreve politike LVV dhe LDK , gjasat janë të mëdha që koalicioni mes këtyre dy subjekteve të arrihet gjatë këtyre dy ditëve, rrjedhimisht para seancës së të hënës, të thirrur për krijimin e qeverisë së re.

Gjithashtu merret vesh që brenda Kryesisë së LDK-së, ka pikëpamje të ndryshme për arritjen e këtij koalicioni.

Në rrethanat aktuale politike, ky informacion jep shpresë që përfundimisht LVV- LDK do ta formojnë qeverinë e re të vendit.  Por se sa do të jetë ky koalicion i qëndrueshëm duke pas parasysh gjithë kundërthëniet dhe kalkulimet politike të deritashme në mes të dyja palëve a do të jetë i kapshëm për aleatët perëndimor kjo mbetet të shihet.