Tolaj: Në Kosovë mund të jenë 200 mijë të infektuar me koronavirus

Doktori Ilir Tolaj, duke folur për masat ndaj koronavirusit, ka thënë se në Kosovë mund të jenë rreth 200 mijë persona të infektuar.

“Ne në Kosovë me siguri i kemi 200 mijë të infektuar, sipas një përllogaritje të thjeshtë, ku në çdo rast të identifikuar janë edhe së paku 40 të tjerë të paidentifikuar”, ka thënë Tolaj.

Tolaj po ashtu ka shtuar se masat duhet të jenë duke u bazuar në këtë përllogaritje.

“Duhet ta përgatisim popullin që virusi ekziston, është vrasës dhe në shumicën e rasteve përcillet në mënyrë asiptomatike”, ka deklaruar Tolaj në Klan Kosova.

Doktori kosovar po ashtu ka apeluar që veprimtaritë ekonomike t’i mbrojnë qytetarët dhe jo të shikojnë vetëm interesin e tyre.

Tolaj gjithashtu tha se edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk ka bërë punë sa duhet në këtë kohë pandemie.