Krijohen kolona të gjata në Dollc për shkak të pengesës në Urën e Dollcit.

Janë krijuar kolona të gjata në magjistralen Prishtinë–Pejë, në afërsi të Urës së Dollcit.

Pas rregullimiz të urës janë vendosur dy policë të vdekur për kontroll.

Sipas shoferëve që kanë kontaktuar redaksinë e Klina.info, në këtë pjesë të rrugës ka radhë të gjata të veturave dhe kamionëve.

Një shofer tha se kolona po zgjatet vazhdimisht, gjë që ka shkaktuar bllokim dhe pritje të gjata në trafik.