Konfiskohen armë e municion në Pejë dhe Deçan

Janë konfiskuar armë dhe municion në Pejë dhe në Deçan.

Nga patrulla e Stacionit Policor në Pejë, është ndaluar një veturë me targa vendore, pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit.

Policia ka hasur në armë, duke konfiskuar kështu një armë automatike AK 47, një karikator i armës AK 47, një armë automatike, një karikator , një dylbi e armës Zig Zauer, një fishek të kalibrit 7.62mm dhe një sprej.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit dynga ta janë liruar ndërsa personi i tretë është ndaluar për 48 orë, përcjell Klankosova.tv.

“Me datë 28.10.2021, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, përmes rrugëve operative kapranuar një video incizim në të cilin personi i dyshuar kishte postuar ne rrjete sociale dukeshtënë me armë zjarri”, thuhet në komunikatë.

Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 1 (një) Pushkë me laser cal: 7.62mm,1 (një) Pushkë gjuetie 12mm,1 (një) Tytë e cal i panjohur,1 (një) dylbi e pushkës, 1 (një) laser për armë, 120 (njëqind e njëzet) copë fishek të cal: 7.62mm, 25 ( njëzet e pesë) fishek cal:12mm”, thuhet tutje në këtë komunikatë.