Komuna e Klinës njofton se rruga me njëkorsi “Ymer Berisha” do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve duke filluar nga data 09.10.2023

Komuna e Klinës njofton se rruga me njëkorsi “Ymer Berisha” duke filluar nga udhëkryqi afër objektit të Komunës së Klinës deri tek udhëkryqi me rrugën “Hasan Prishtina” do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve duke filluar nga data 09.10.2023 (ditë e hënë) për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin:

Ndërtimi i rrugëve dhe infrastrukturës nëntokësore në Klinë.

Lëvizjet e automjeteve që hyjnë nga të gjitha hyrjet në qytet mund të qarkullojnë përmes rrugëve: “Abedin Rexha”, “Skendër Rexhepi”, “Dëshmorët e Kombit”, “Ilir Merturi”, “Mirush Daka”, “Leonard Palucaj”, “Muhamet Haxhaj” dhe “Hasan Prishtina”.

Rruga “Hasan Prishtina” do të jetë me qarkullim dykahor sipas rregullave dhe shenjave të trafikut. Ndërsa, rrugët “Martirët Dushi” dhe “Bajram Curri” janë të lira për qarkullim vetëm për banorë.

Bashkëngjitur gjeni hartën në zonën urbane të qytetit dhe pamjet e projektit “Ndërtimi i rrugëve dhe infrastrukturës nëntokësore në Klinë”.