Gjendet një mjet i pashpërthyer në Arllat

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në Arllat të Gllogocit.

Një ankues e ka raportuar rastin në polici dje rreth orës 10:05.

I njëjti ka pohuar se mjetin e ka hasur rastësisht.

Policia bën të ditur se njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë dëminimin e mjetit të dyshuar.

Nuk raportohet të ketë pasur ndonjë incident