Gold AG zbulon datën e publikimit të këngës kushtuar Hamëz Jasharit

Gold AG po vjen me këngë të re kushtuar heroit Hamëz Jasharit.

Reperi Gold AG ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin edhe këtë herë e sjell me motive kombëtare.

Kënga e re e reperit i kushtohet heroit Hamëz Jasharit, ndrësa do të publikohet më 4 mars në orën 20:00.

“4 mars. ora 20:00. Këngë kushtuar Hamëz Jasharit, për nder të Epopesë së UÇK-së”, ka shkruar ai.