Komandanti i KFOR-it takohet me myftiun, ipeshkvin dhe peshkopin: Ishte një rast i rëndësishëm për të nënvizuar rolin e liderëve fetarë në promovimin e paqes

Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, është takuar me Myftiun e Bashkësisë Islame, SH.T. Naim Ternava, peshkop i Rashkës-Prizrenit, SH.T. Peshkopi Teodosije Shibaliq dhe peshkopi i Prizrenit dhe Prishtinës, SH.T. Dodë Gjergji, në Camp Film City, në Prishtinë.

KFOR-i përmës platformës X, tuje ka thënë se takimi ishte një rast i rëndësishëm për të nënvizuar rolin e liderëve fetarë në promovimin e paqes tolerancës dhe dialogut për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Komandanti i #KFOR-it , MG Özkan Ulutaş u takua me Myftiun e Bashkësisë Islame, SH.T. Naim Ternava, peshkop i Rashkës-Prizrenit, SH.T. Peshkopi Teodosije Shibaliq dhe peshkopi i Prizrenit dhe Prishtinës, SH.T. Dodë Gjergji, në Camp Film City, në Prishtinë

Takimi ishte një rast i rëndësishëm për të nënvizuar rolin e liderëve fetarë në promovimin e paqes, tolerancës dhe dialogut për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim