Klinë: Më 11 dhjetor nis mandati i ri, betohen asamblistët dhe kryetari Zenun Elezaj

Prof. Dr. Zenun Elezaj do të udhëheqë Komunën e Klinës për një mandat tjetër, ndërsa më 11 dhjetor 2025 do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës.

Seanca solemne nis në sallën e Kuvendit, më 11 dhjetor duke filluar nga ora 10:00, shkruan Klina info.

Gjatë këtij takimi, asamblistët e rinj do të bëjnë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën për marrjen e mandatit. Po ashtu, do të bëhet edhe betimi dhe nënshkrimi i deklaratës së kryetarit Elezaj, i cili nis zyrtarisht mandatin e ri.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, i cili do të drejtojë punimet gjatë mandatit të ardhshëm. Me këtë mbledhje, nis zyrtarisht periudha e re e funksionimit të institucioneve të Komunës së Klinës.