Klina në këmbë për çlirimtarët/ Hajdin Balaj: 5 autobus me qytetarë pjesëmarrës në marshin për UÇK’në

Kryetari i OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, ka falënderuar qytetarët e Klinës për mobilizimin dhe pjesëmarrjen masive në protestën e mbajtur sot për ish- krerët e UÇK’së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ai bëri të ditur se nga Klina janë nisur 5 autobusë me qytetarë, të cilët iu përgjigjën thirrjes për protestë në mënyrë të organizuar dhe me përkushtim të madh, shkruan Klina info.

Balaj theksoi se kjo pjesëmarrje është dëshmi e unitetit dhe solidaritetit të qytetarëve të Klinës, duke treguar mbështetje të fuqishme për kauzën e protestës.