Pejë: Recidivisti i dhunës në familje s’e lë rehat nënën e tij, ajo e denoncon sërish në Polici

Urdhrat që lëshojnë Gjykatat ndaj personave të cilët kanë kryer dhunë në familje jo gjithmonë respektohen dhe për pasojë vepra përsëritet. Kjo i detyron viktimat që sërish të kërkojnë ndihmë e mbrojtje tek organet e rendit.

Një rast i tillë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një person i cili është recidivist i dhunës në familje, dyshohet se ka vazhduar ta shqetësojë nënën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 50-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka akuzuar të birin për dhunë të vazhdueshme psikike, ndonëse e njëjta ishte e pajisur me urdhërmbrojtës.

Si rezultat i denoncimit, i riu është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Mospërfillje e urdhrit të Gjykatës’.