Kina i dhuron Serbisë 1 milion vaksina kundër COVID-19

Kina ia ka dhënë Serbisë 1 milion doza të vaksinës Sinofarm.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka dalë në aeroport për t’i pritur ato derisa përmes një postimi në Instagram ka falënderuar kinezët, njofton Klan Kosova.

“Një milion doza të vaksinës kineze Sinofarm kanë mbërritur në Serbi. Faleminderit Presidentit Xi dhe popullit Kinez”, ka shkruar Vuçiq duke shpërndarë një foto që tregon flamujt e Serbisë dhe Kinës përpara avionit të Air Serbia që mbart vaksinat.

SHARE