Këta janë dy personat që humbën jetën në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy persona kanë humbur jetën.

Të ndjerët janë identifikuar si Daut Bajraktari nga Jashnica dhe Hazir Jakupaj. Nga Caraviki Rrethanat e vdekjes së tyre ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik dhe komunitetin lokal.

Më shumë detaje pritet të jepen gjatë ditës nga Policia e Kosovës