Kërcet grushti mes mërgimtarëve dhe Policisë në Merdar, shkak tejkalimi i kolonës – VIDEO

Një përleshje ka ndodhur sot mes mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar,

Sipas pamjeve të publikuara nga ATV, në përleshje janë përfshirë disa persona, teksa raportohet që sebep për këtë sherr është bërë tejkalimi i kolonës së automjeteve që po prisnin në radhë për të dalë nga Kosova.

Momentalisht nuk dihen detaje tjera lidhur me rastin dhe as a ka persona të lënduar, apo të arrestuar.