Shala në Komoran e Drenas: PDK-ja është alternativa e vetme për Kosovën

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala, ka thënë se Komorani dhe Tërsteniku i Drenasit, mbështesin programin “Rimëkëmbje”.

Shala, bashkë me kandidatin për kryeministër, Enver Hoxhaj, kanë vizituar mbrëmë këto dy vende, ku edhe kanë shpjeguar sesi do t’i stimulojnë bizneset private, për periudhën post-COVID.

Ai më tutje, në Facebook, ka shkruar se pa marrë parasysh kohërave të vështira në të cilat ndodhet Kosova, PDK, është alternativa e vetme për ta votuar.

Postimi i tij i plotë:

Programi i Partisë Demokratike të Kosovës për #Rimëkëmbje ekonomike dhe politike, po zgjon një interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët të Kosovës gjithandej.

Ky interesim u pa edhe mbrëmë në Komoran dhe Tërstenik të Drenasit, ku bashkë me kandidatin për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, elaboruam aspekte të politikave zhvillimore që lidhen kryesisht me stimulimin e bizneseve private për periudhën post-covid.

Këto takime, që bashkë me z.Hoxhaj po i realizojmë në shumë mese qytetarësh, janë një mesazh i qartë se, pavarësisht kohëve të vështira, PDK-ja është alternativa e vetme qeverisëse për Kosovën