Kërcënohet dhe jep dorëheqje nga të gjitha strukturat e partisë femra më e votuar në PDK

Femra më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri, Suzana Tahiri ka dhënë dorëheqje nga strukturat e degës së PDK-së në Vushtrri dhe nëndegës në Pantinë.
Pas përkrahjes që ajo i bëri dje Kurtan Kajtazi, kanë filluar pakënaqësitë e mëdha në këtë parti. Për këtë, vetë Tahiri ka treguar  se arsye e kërcënimit ishte pikërisht përkrahja ndaj Kurtan Kajtazi, duke shtuar se si femër nuk po mundet të i përballoj të gjitha ato kërcënime.

“Të nderuar anëtarë të PDK.-së, Kryesi e Nëndegës në Pantinë, anëtarë të Kuvendit, Këshillit dhe Kryesisë së Degës së PDK-së në Vushtrri.

Ju njoftoj se jap dorëheqje nge të gjitha strukturat e Degës së PDK-së në Vushtrri dhe Nëndegës së Pantines. Dorëheqja ime vjen si rezultat i rrjedhave të procesit zgjedhor në Degën e PDK-së në Vushtrri, veçanërisht të zgjedhjes së Kryesisë, ku shumë njerz meritor mbeten pa hy në kryesi, duke i anashkaluar edhe shumë nëndegë dhe duke i zgjedhur kryesinë nga pak nëndegë. Po ashtu, ndaj meje si më e vonuar femër që dola nga kuvendi zgjedhor, u bë fushat e ashpër kundër hyrjes në Kryesi, nga individ të caktuar. Kjo tregon se zgjedhja e Kryesisë ishte plotësisht në dorën e një grupi manipulator dhe dashakeq të PDK-së, që kanë prioritet veten tyre para partisë. Andaj, duke ju falënderuar për votën dhe besimin që më dhatë, dua të theksoj se mbetem edhe më tutje anëtare e PDK-së, mbështetëse e Dekadës së Re dhe liderit të saj Kadri Veseli”, thotë Suzana Tahiri në njoftimin e saj./Gazeta Blic

SHARE