Kandidati i VV për kryetar të Klinës nis takimet me qytetarët: Do t’i vizitojmë të gjitha fshatrat e lagjet

Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e VV, Lulzim Dragidella ka nisur takimet me qytetarë.

Ai sot ka vizituar familjen e Tush Buzhalës, derisa ka shtuar se do të dëgjojë hallet e secilit qytetar.

Ky është postimi i plotë i tij në FB:

Sot, vizitova familjen e madhe të Tush Buzhalës. Derë më derë e shtëpi më shtëpi do t’i vizitojmë të gjitha fshatrat e lagjet e komunës së Klinës, sepse vetëm duke i ditur hallet e qytetarëve tanë, mund t’i zgjidhim ato. Vetëm duke qenë i popullit, me popullin e në popull mund t’i shërbesh atyre drejtë. Vazhdojmë së bashku për të mirën e përbashkët!