Një burrë në Istog raporton se është ngacmuar nga një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Istog ka raportuar në Polici së është ngacmuar nga një grua.

Sipas tij rasti ka ndodhur në kohën sa ai ka qenë pranë veturës së tij.

“Istog 30.08.2023-12:35. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë pranë veturës së tij është ngacmuar nga e dyshuara femër kosovare e cila nuk është takuar dhe gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.