Policia jep detaje për burrin që u gjet i vdekur në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Në mbrëmjen e së dielës një person është gjetur i vdekur në veturën e tij në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Trupi i pa jetë i shtetasit të Shqipërisë, u gjet në autostradë në ora 19:15, kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës është duruar në Mjekësinë Ligjore për autopsi.

Ky rast po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Autostrada 24.11.2019 – 19:15. Njësia policore kanë gjetur pa shenja jete viktimën mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë në veturën e tij me targa të R. Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe ekipi i IML–së. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë./Klina info/