Kadaj-Bujupi: Edhe brenda partisë nuk e kam miratuar koalicionin me LDK-në

Deputetja e AAK, Donika Kadaj-Bujupi ka folur për abstenimin e saj ditën e votimit të Qeverisë Hoti.

Ajo ka thënë se është e drejtë e deputetëve se si do të votojnë në Kuvend.

Kadaj-Bujupi ka thënë se kundër qeverisë së Avdullah Hotit kanë votuar edhe vet deputetët e LDK-së.

“Unë nuk kam votuar pro koalicionit me LDK-në edhe brenda partisë para se të arrihej marrëveshja e koalicionit LDK-AAK. Pra qëndrimi im ka qenë konsistent që nga fillimi pasi zoti Hoti është në kundërshtim me bindjet e mia politike.

Zoti Hoti në ditën e dytë të punës e dëshmoi që taksa nuk vjen në shprehje por largoi edhe reciprocitetin. Nuk kam asgjë personale me të, por zoti Hoti nuk është personi i duhur në detyrën e kryeministrit ”, tha ajo në “Debat Plus”.