Jasharaj: Takimi ishte në Gjuhën Angleze, nuk kam mundur t’i kuptoj të gjitha gjërat

Rrahman Jasharaj – Kryetar i SBAShK-ut sot është deklaruar për medie pas takimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që e mbajti së bashku me Drejtoren e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flock.

Jasharaj në një konferencë për medie, pas këtij takimi tha se ani nuk ka mundur t’i kuptojë të gjitha gjërat që janë diskutuar në takim pasi ishte në Gjuhën Angleze, ai tha se shihet që qeveria nuk i ka ndërruar qëndrimet.

“Ishte një takim mes qeverisë dhe Zonjës Floken, takimi ishte në gjuhën angleze shumë gjëra nuk kam mundur t’i kuptojë, por shihet se Qeveria e Kosovës nuk i ka ndërruar qëndrimet e veta. Ky nuk ishte një takim i SBAShK-ut, i qëndroj pas asaj që kam thënë se asnjë takim i SBASHK-ut nuk do të mbahet pa praninë e mediave”, ka thënë Jasharaj.

Më tej, ai ka deklaruar se orët e humbura të procesit mësimor si pasojë e grevës nuk do të kompensohen.