Isak Neziri: Veteranët e UÇK-së do të trajtohen me dinjitet në qeverisjen e PDK-së

Kandidati për deputet me numrin në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri ka zhvilluar një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe dinjitetit institucional për ata që, sipas tij, sollën lirinë e vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Neziri ka theksuar se UÇK-ja ka lindur nga populli dhe populli është vetë UÇK-ja, duke e cilësuar takimin me veteranët si një bashkëbisedim me burra të qëndresës dhe të fjalës.

“UÇK-ja ka lindur nga populli dhe populli është vetë UÇK-ja. Takim me veteranët e Lipjanit, burra të qëndresës dhe të fjalës, të bashkuar me besim se Kosova mund dhe duhet t’i trajtojë me dinjitet ata që e sollën lirinë,” ka shkruar Neziri.

Ai ka shtuar se në një qeverisje të udhëhequr nga PDK-ja dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza, veteranët do të trajtohen me respektin dhe vlerësimin që meritojnë.

“Veteranët do të trajtohen me respektin që e meritojnë në qeverisjen e PDK-së dhe të Bedri Hamzës,” ka theksuar ai.

Neziri po ashtu ka nënvizuar se përkushtimi i tij politik mbetet i lidhur ngushtë me vlerat e luftës çlirimtare dhe me angazhimin për një shtet që i respekton kontribuuesit e lirisë.